25 mars 2015
Sot, Njësia rajonale e hetimeve Mitrovica Jug e Policisë së Kosovës dhe Njësia kundër krimit të organizuar e Policisë së EULEX-it, kanë kryer bastisje në gjashtë lokacione në komunën e Vushtrrisë. Këto bastisje kanë të bëjnë me Zhvatje, Fajde, Shmangie Tatimi dhe Tregti të ndaluar. Dhjetë të dyshuarit që ishin të përfshirë në këto hetime u arrestuan. Shumica e të dyshuarve janë të së njëjtës familje. Hetimet janë duke u kryer nga prokurorët ndërkombëtarë nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.