11 janar 2024
Si pjesë e vizitës së tij në Kosovë, Taoiseach (Kryeministri) i
Republikës së Irlandës, Leo Varadkar, vizitoi sot Misionin e Bashkimit
Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), misionin civil më të
madh të Politikës së Përbashkët Evropiane për Siguri dhe Mbrojtje
(CSDP).
Në kompleksin e Misionit për mbështetje në Fushë Kosovë, Taoiseach
Varadkar u mirëprit nga Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano,
ku edhe inspektoi një gardë të nderit e përbërë prej pjesëtarëve të
Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it dhe të Njësive Policore të
Specializuara Rezervë.
“Ishte nderë që prita në vizitë Taoiseach Varadkar në EULEX dhe që pata
rastin për të falënderuar Irlandën për mbështetjen e fuqishme dhe të
gjatë dhënë Misionit, si përmes shërbimit të përkushtuar të pjesëtarëve
irlandezë të stafit, që përfshinë edhe në pozita të larta,” tha
Barbano.
Gjatë vizitës, Varadkar bashkëbisedoi me Barbano për situatën aktuale të
sigurisë në Kosovë dhe u informua rreth mandatit dhe aktiviteteve të
EULEX-it nga Zëvendësshefi i Misionit EULEX, Cezary Luba.
Tutje, Taoiseach Varadkar pati kënaqësinë të takojë dhe të bisedojë me pjesëtarët e kontingjentit irlandez në EULEX.