21 gusht 2015
Zëvendës Kryeministri Branimir Stojanović u takua sot me Shefin e Misionit EULEX Gabriele Meucci për të diskutuar lidhur me shqetësimet e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë dhe për masat që janë duke u ndërmarrë nga EULEX-i dhe institucionet lokale për ta përmirësuar qasjen e tyre në shërbimet e fushës së sundimit të ligjit. Po ashtu, Shefi i Misionit Meucci e njoftoi Zëvendës Kryeministrin Stojanović për hapat që janë duke u ndërmarrë nga EULEX-i në rastin e Oliver Ivanovicit, për të siguruar respektimin e vlerave themelore të drejtave të njeriut dhe pavarësinë e gjyqësorit.