22 mars 2016
Më 8 mars 2016 Gjykata Supreme, në kolegjin e përzier në përbërje të dy gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe të një gjyqtari vendor, ka diskutuar lidhur me dy kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë.
Të pandehurit, bashkë me 4 të bashkëpandehurit e tjerë, janë shpallur fajtorë për veprën penale të Keqpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimit, nga Gjykata Themelore e Prizrenit më 13 mars 2014. Të gjithë të pandehurit kanë paraqitur ankesa kundër dënimeve ndaj tyre, dhe më 22 korrik 2015 Gjykata e Apelit ka pranuar ankesat e tyre, ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe lëndën e ka kthyer për rigjykim. Prokurori i shtetit ka paraqitur ankesë në Gjykatë Supreme kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, dhe më 1 dhjetor 2015 Gjykata Supreme ka pranuar ankesën dhe ka kthyer lëndën në Gjykatë të Apelit për rishqyrtim nga një kolegj i ri. Dy të pandehur në këtë lëndë kanë paraqitur kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë kundër këtij vendimi.
Gjykata Supreme hodhi poshtë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga të pandehurit si të papranueshme. Prandaj, lënda kthehet në Gjykatën e Apelit për rishqyrtim nga kolegji i ri, në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme të datës 1 dhjetor 2015.