19 shtator 2016
Sot EULEX-i përkujton përvjetorin e tretë të vdekjes së Audrius enavičius, zyrtar doganor i përkushtuar i EULEX-it i cili u vra në krye të detyrës në veri të Kosovës. Zëvendësshefi i Misionit Bernd Thran vendosi kurorë tek vendi ku ai ishte vrarë.
Tri vite më parë, kolegu ynë Audrius enavičius u vra në mënyrë të pakuptimtë gjersa ishte në detyrë në Kosovë. Sot ne nderojmë jetën e Audrius dhe kujtimin për të. Vdekja e tij qe ngjarje tragjike për familjen, miqtë dhe më të dashurit e Audrius si dhe për vet Misionin. Sot mendimet na shkojnë tek bashkëshortja dhe dy bijtë e tij, të cilët mbetëm pa bashkëshort dhe baba. Ne humbëm një pjesëtar të çmuar të ekipit tonë i cili bëri një sakrificë të fundit në përpjekjen për të krijuar një jetë më të mirë për Kosovën dhe njerëzit e saj.
Familja e tij dhe ne kolegët e tij ende nuk e dimë pse dhe prej kujt ishte vrarë. Audrius nuk do ti kthehet më familjes. Por, ne të gjithë meritojmë të kemi përgjigje. Drejtësia duhet të përmbushet, tha Shefja e Misionit Alexandra Papadopoulou.
EULEX-i është në kërkim të informatave që mund të ndihmojnë për gjetjen e kryerësve të vrasjes së Audrius. Diçka që juve mund tju duket e vogël apo e parëndësishme, për hetuesit mund të jetë informatë jetike.
EULEX ofron një shpërblim prej 82. 000 eurosh për informatat që do të çonin në arrestimin e kryerësit apo kryerësve të kësaj vrasje.
Video:
http://www.eulex-kosovo.eu/?page=2,13,55