25 tetor 2016
Sot, gjatë vizitës së tij në Kosovë, Komandanti i operacioneve civile të BE-së Kenneth Deane, bashkë me Shefen e EULEX-it, zj. Alexandra Papadopoulou, u takuan me Zëvendës-Kryeministrin, Hajredin Kuçi për të diskutuar lidhur me mandatin e tanishëm të EULEX-it dhe për angazhimet e vazhdueshme për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, z. Deane e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të EULEX-it me institucionet e Kosovës, duke e theksuar qëllimin e përbashkët për zhvillimin dhe zbatimin e sundimit të ligjit.
Jam i lumtur që erdha përsëri në Kosovë, si dhe për mundësinë që ti vizitoj Pallatin Drejtësisë dhe Burgun e Sigurisë së Lartë. EULEX-i do të vazhdojë të ofrojë këshilla për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës në mënyrë që të përforcohen më tej të gjitha agjencitë të cilat e mbështesin zbatimin e ligjit.", tha Kenneth Deane.
Z. Deane do ta vizitojë Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc si dhe Pallatin e Drejtësisë, ku ai do të informohet nga z. Fejzullah Hasani, Kryetar i Gjykatës Supreme.