07 nëntor 2016
Misioni EULEX dhe Zyra e BE/PSBE e vlerësojnë aktvendimin e sotëm për pushimin e hetimeve penale në një rast të PSRK-së, ku u hodhën poshtë akuzat për veprat e dhënies dhe marrjes së ryshfetit kundër katër të pandehurve. Ne e mirëpresim faktin se ndaj këtij rasti të pretendimeve për korrupsion brenda EULEX-it janë zhvilluar hetime të thukëta nga një ekip i përzier i prokurorëve i përbërë nga një prokuror ndërkombëtar dhe një prokuror vendas.
Siç është theksuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës, provat e mbledhura përgjatë këtyre hetimeve dëshmojnë se ish-gjyqtari i EULEX-it Francesco Florit nuk ka kryer ndonjë vepër gjatë kryerjes së detyrave të tij.
Ne shprehim kënaqësinë që Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës e ka theksuar qartë se në bazë të provave, gjyqtari i EULEX-it Florit nuk e ka kryer veprën penale të kërkimit apo marrje të ryshfetit.
Misioni EULEX dhe Zyra e BE/PSBE besojnë në rikthimin e plotë të
integritetit të ish-punonjësve dhe punonjësve aktualë të EULEX-it.