06 dhjetor 2016
Me rastin e javës kundër korrupsionit në Kosovë, EULEX-i dëshiron të përsërisë se luftimi dhe ç’është më e rëndësishme parandalimi i korrupsionit janë esenciale për një shoqëri demokratike.
EULEX-i, përgjatë tërë mandatit të tij me funksionet e tij ekzekutive dhe për fuqizim, ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet kosovare për ta trajtuar këtë problem. EULEX-i vazhdon të ofrojë trajnime të specializuara dhe ekspertizë për homologët vendas të tij, në rrugën drejt praktikave dhe standardeve evropiane më të mira.
Shefja e Misionit EULEX Alexandra Papadopoulou theksoi se luftimi i korrupsionit vazhdon të jetë imperativ për institucionet e sundimit të ligjit. “EULEX-i në kuadër të mandatit aktual të tij do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për ra përforcuar luftimin e korrupsionit dhe do të ndihmojë në ndërtimin e institucioneve transparente dhe llogaridhënëse në Kosovë. EULEX-i i përkrah të gjitha institucionet të cilat e zbatojnë sundimin e ligjit në Kosovë, dhe në veçanti Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) e cila e luan një rol të rëndësishëm në këtë luftë. AKK duhet të mbrohet nga çfarëdo ndërhyrje në mënyrë që ta përmbush mandatin e saj,” tha zj. Papadopoulou.