Lajme

Zëvendës shefi i Misionit EULEX takoi nënkryetarin e Bordit Ndërkombëtar të Kontrollit të Narkotikëve të OKB-së

24 qershor 2019

Zëvendës shefi i Misionit EULEX, Bernd Thran priti në takim Ambasadorin David Johnson, nënkryetar i Bordit Ndërkombëtar të Kontrollit të Narkotikëve të OKB-së (BNKN). Z. Thran paraqiti një përmbledhje të punës së Misionit dhe të çështjeve me interes të përbashkët lidhur me fushëveprimin e BNKN-së.