12 korrik 2019
Më 11 korrik, Zëvendës-Shefi i Misionit EULEX, Bernd Thran ia dorëzoi Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) rreth më shumë se 280 copë pajisje të TI-së.
Për t’i plotësuar nevojat e gjykatave dhe të gjyqtarëve dhe personelit administrativ të sapo punësuar në KGJK për pajisje të reja të TI-së, EULEX-i i ka dhuruar KGJK-së pajisje të ndryshme të TI-së, si laptopë, printerë, monitorë, serverë dhe rregullatorë të voltazhit. Marrëveshja për këtë donacion është nënshkruar nga Drejtori i Sekretariatit të KGJK-së, Shkëlzen Maliqi dhe Bernd Thran.
Ky Mision është i lumtur që vazhdon t’i përkrah KGJK-në dhe gjykata te Kosovës.