02 gusht 2019
Më 31 korrik, EULEX-i organizoi një tryezë të rrumbullakët me përfaqësueset e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) për të diskutuar ndikimin e aktiviteteve të një projekti të implementuar nga EULEX në lidhje me fuqizimin e grave, dhe për të shkëmbyer pikëpamje mbi përfitimet që krijimi i Shoqatës së Grave të SHKK solli te stafin korrektues femra.
Menaxherja e projektit të EULEX-it dhe koordinatorja për tranzicion Alina Matache theksoi se falë projektit të EULEX-it, femrat që punojnë në SHKK patën mundësinë që të marrin pjesë në disa seminare dhe trajnime të përshtatura si dhe patën mundësinë që të marrin pjesë në një vizitë studimore në Shërbimin sprovues dhe burgjeve në Suedi. “Përfshirja dhe pjesëmarrja aktive e stafit korrektues femra në këto seminare i ndihmoi atyre të përmirësojnë aftësitë e tyre profesionale dhe të përvetësojnë mjetet e nevojshme për zhvillim të karrierës. Vizita studimore në Suedi ishte frymëzuese dhe motivuese pasi që ato sollën në vendin e tyre një sërë praktikash të mira, ” tha Matache.
Kryetarja e Shoqatës së Grave të SHKK-së, Zyrafete Imeraj, tha që trajnimet e specializuara, si dhe vizita studimore në Shërbimin sprovues dhe burgjet në Suedi ishin shumë të dobishme për stafin korrektues femra. "Falë pjesëmarrjes sonë në seminare të përshtatura dhe vizitës studimore në Shërbimin sprovues dhe burgjet në Suedi, ne kemi arritur të promovojmë Shoqatën e grave në SHKK në Kosovë dhe jashtë saj," tha Imeraj.
Shefja e Shtyllës së Monitorimit të EULEX-it, Johanna Valenius, theksoi se EULEX-i i mbështet institucionet e Kosovës, përfshirë SHKK-në, për të arritur rezultate të prekshme drejt barazisë gjinore. "Përmes punës sonë, ne ofrojmë mbështetje reale për SHKK-në për të fuqizuar stafin femra," tha Valenius, duke shtuar se EULEX-i është i përkushtuar të integrojë perspektivën gjinore në punën dhe aktivitetet e tij, duke mbështetur në praktikë veprimin e BE drejt promovimit të barazisë gjinore në përputhje me Planin e Veprimit të BE-së për Çështje Gjinore 2016-2020.