08 gusht 2019
U.D. Shefi i EULEX-it, Bernd Thran u takua sot në Prishtinë me Drejtorin e Operacioneve dhe Misioneve në Selinë e NATO-s, Michel Soula. Të dy diskutuan për zhvillimet politike aktuale në Kosovë, si dhe aktivitetet e tanishme dhe të ardhshme të EULEX-it, në veçanti në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet EULEX-it dhe KFOR-it në kohën para nesh.