09 gusht 2019
Më 8 gusht në Prishtinë, ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit z. Bernd Thran bëri dhurimin e pajisjeve për zyrë për Qendrën e grave për mbështetje dhe zhvillim në Novobërdë.
Antonius Van Der Velden, ushtruesi i detyrës së këshilltarit për çështje gjinore në Mision, i cili ishte edhe koordinator i iniciativës, theksoi rëndësinë e kësaj iniciative të përbashkët dhe theksoi: “Ky donacion i kontribuon përpjekjeve të përbashkëta për promovimin e fuqizimit efektiv të femrave.”
Vesna Stajić, udhëheqëse e Qendrës së grave për mbështetje dhe zhvillim, shprehu falënderimin e saj për donacionin dhe mbështetjen e EULEX-it për aktivitetet e strehimores: “Që nga fillimi i punës së strehimores tonë, EULEX-i vazhdimisht i ka mbështetur aktivitetet tona përmes donacioneve. Donacioni i sotëm ka domethënie të posaçme, meqë do të na mundësojë ofrimin e shërbimeve më të mira për gratë në nevojë dhe do të avancojë më tej punën tonë”.
Ushtruesi i detyrës së Shefit të EULEX-it përgëzoi zj. Stajić për rëndësinë që ajo i jep punës së përditshme dhe aktiviteteve të Qendrës së grave për mbështetje dhe zhvillim dhe rolit të Qendrës për ngritjen e vetëdijes dhe luftimit të dhunës në familje në Kosovë.