Lajme

Ushtruesi i detyrës së Shefit të EULEX-it u takua me Ministrin e Drejtësisë për ta diskutuar vazhdimin e punës së përbashkët

13 gusht 2019

Më 13 gusht, Ushtruesi i Detyrës së Shefit të EULEX-it, Bernd Thran, e zhvilloi një takim me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë të cilit ata u pajtuan që të vazhdojnë të ecin përpara me punën teknike të sundimit të ligjit, në të cilën janë të angazhuar kjo Ministri dhe EULEX-i.

Z. Thran e vlerësoi punën e kësaj Ministrie, veçanërisht iniciativën “Drejtësia 2020”, të cilën Misioni e kishte vlerësuar si një program inkurajues, ecuria e së cilës duhet të vazhdohet.

Ministri Tahiri dhe z. Thran u pajtuan se puna teknike e kësaj Ministrie duhet të vazhdojë, pavarësisht nga zhvillimet e situatës politike.

Z. Thran nënvizoi se EULEX-i do të vazhdojë ta mbështesë pa rezervë punën e kësaj Ministrie, çka edhe është një nga pjesët kryesore të mandatit të këtij Misioni.