Lajme

Ligjëratë e u.d. Shefit të EULEX-it në Akademinë Ndërkombëtare Verore në Kosovë

15 gusht 2019

Më 14 gusht, Ushtruesi i Detyrës së Shefit të EULEX-it, Bernd Thran, e mbajti një ligjëratë për “Ndërtimin e paqes në rajonet pas konfliktit: Diplomacia, Lidershipi dhe Negociatat – Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë” në edicionin e 7-të të Akademisë Ndërkombëtare Verore në Kosovë.

Gjatë fjalimit të tij, u.d. Shefi i Misionit i njoftoi rreth 60 pjesëmarrës ndërkombëtarë për strukturën dhe mandatin e EULEX-it, si dhe për punën e këtij Misioni duke u ndihmuar autoriteteve kosovare në krijimin e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura të sundimit të ligjit.

“EULEX-i bashkëpunon ngushtë me institucionet e Kosovës dhe ndodhet këtu për t’í përkrahur ato ndërsa ato marrin përsipër gjithnjë e më shumë përgjegjësi në fushën e sundimit të ligjit,” tha Thran, duke shtuar se në muajin qershor 2018, EULEX-i ka bërë një ndryshim të qartë nga mandati ekzekutiv i tij në gjyqësor për ta përkrahur procesin e reformave në Kosovë në fushën e sundimit të ligjit.

Në këtë sesion morën pjesë rreth 60 pjesëmarrës nga e mbarë bota, të cilët u angazhuan në një diskutim mjaft të gjallë me u.d. Shefin e Misionit lidhur me sfidat e zbatimit të mandatit të EULEX-it.