Lajme

EULEX-i i dhuron automjete dhe pajisje Stacionit të Zjarrfikësve në Leposaviq

22 gusht 2019

Më 21 gusht, ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit z. Bernd Thran bëri dorëzimin e një donacioni të përbërë prej disa automjeteve dhe pajisjeve të EULEX-it tek Komandanti i Brigadës së Stacionit të Zjarrfikësve në Leposaviq, z. Rade Simic.
Katër automjete, mjete pune për automjete dhe pajisje të radiolidhjes përbënë donacionin i cili u pranua sot nga Brigada e Stacionit të Zjarrfikësve në Leposaviq në praninë e Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, z. Zoran Todic.

Komandanti Simic theksoi: “Për ne ky donacion është jetik, meqë Leposaviqi është një prej komunave më të mëdha të Kosovës, me zona të mëdha malore ku gjatë stinës së verës shpesh hapen zjarre. Këto automjete do të përdoren për intervenime për shpëtim nga zjarri si dhe për nevoja të tjera sipas kërkesave. E falënderojmë shumë EULEX-in për këtë mbështetje jetike dhe shpresojmë që bashkëpunimin tonë ta vazhdojmë edhe në të ardhmen.”

“Jam shumë i lumtur për dhënien e këtij donacioni për Stacionin e Zjarrfikësve në Leposaviq. Ky donacion do të bëjë që qytetarët e kësaj komune të marrin ndihmën me shpejtësi kur kanë nevojë dhe besoj që autoritetet e vendit do t’i shfrytëzojnë këto mjete në maksimum.
Z. Thran shtoi: “EULEX-i është gjithnjë i gatshëm që pajisjet e veta të tepërta t’i dhurojë tek institucionet e ndryshme të Kosovës, por këto donacione janë pikë së pari për qytetarët ku do që ata gjenden në Kosovë.”