Lajme

EULEX-i merr pjesë në një ushtrim të përbashkët për kontrollimin e turmave dhe trazirave me PK-në dhe KFOR-in

23 gusht 2019

Sot, Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NJPS) mori pjesë në një ushtrim të përbashkët për kontrollimin e turmave dhe trazirave në Kampin e Novosellës së bashku me Policinë e Kosovës nga Mitrovica e veriut dhe me Brigadën Shumëkombëshe Lindje të KFOR-it.

Ky ushtrim ishte një mundësi që tre reaguesit e sigurisë të praktikonin bashkërendimin dhe bashkëpunimin në rolet e tyre përkatëse, me Policinë e Kosovës si reagues i parë, NjPS të EULEX-it si reagues i dytë, dhe KFOR-in si reagues i tretë.



Ushtrimi po ashtu ishte mundësi për Policinë e Kosovës që të merr përvojë praktike në skenarë të turmave dhe trazirave, fushë kjo në të cilën EULEX-i vazhdon ta mbështesë Policinë e Kosovës për zhvillimin e kapaciteteve të tyre.

Ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit EULEX, Bernd Thran, ishte i pranishëm në këtë organizim në rolin e vëzhguesit, së bashku me Shefin e Kabinetit të KFOR-it, Gjeneral Brigade Shawn Harris, dhe Komandantin Rajonal të Policisë së Kosovës Veri, Nenad Djuric, me ç’rast i përgëzoi të tri organizatat për punën e tyre të shkëlqyeshme.

“Sot ne pamë një demonstrim të shkëlqyeshëm të bashkërendimit dhe bashkëpunimit mes të tri organizatave në skenar të kontrollimit të turmave dhe trazirave, me çka shpresoj që asnjë nga të mos ballafaqohemi.”

Z. Thran shtoi: “Ndërsa ky ushtrim ishte shumë inkurajues të shihej, fatkeqësisht asnjë përfaqësues i PK-së nga Prishtina nuk vijoi këtë organizim për të parë nga afër zhvillimet e kapaciteteve të Policisë së Kosovës në veri.”