Lajme

U.D. Shef i Misionit EULEX u takua me një delegacion gjerman

03 shtator 2019

Më 3 shtator, Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit EULEX, Bernd Thran, i priti në takim Bianca Mueller nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë, Bettina Renner dhe Katharina Scheufele nga Qendra për Operacione Paqësore Ndërkombëtare (ZIF), dhe Jan-Axel Voss nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.

Gjatë kësaj vizite në EULEX, delegacioni gjerman u takua me personelin civil të ngarkuar me punë këtu dhe diskutuan për situatën e përgjithshme në Kosovë, duke e përfshirë gjendjen e sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë. Ky delegacion u informua gjithashtu për aktivitetet që janë duke u kryer në bazë të mandatit të tanishëm të EULEX-it.