Lajme

Të bësh ndryshimin – punonjësi i EULEX-it nderohet me plaketë mirënjohjeje nga Dogana e Kosovës

04 shtator 2019

Puna e zellshme dhe përkushtimi shpërblehen! Këshilltarit të lartë të EULEX-it për doganë dhe menaxhim të integruar të kufirit z. Alan Wilson u shpërblye me një plaketë nga Dogana e Kosovës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të këtij institucioni.

Ceremonia e ndarjes së këtij shpërblimi u mbajt më 30 gusht 2019 gjatë ceremonisë zyrtare për shënimin e njëzetvjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës, institucion ky i rëndësishëm të cilin e ka mbështetur EULEX-i.