05 shtator 2019
Më 5 shtator, Ushtruesi i detyrës së Shefit të EULEX-it, z. Bernd Thran, zhvilloi takime me Presidentin e Policisë së Republikës Çeke, z. Jan Švejdar, dhe me Zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Policisë së Sllovenisë, z. Jože Senica, të cilët vizituan Kosovën për të qenë të pranishëm në manifestimet e njëzetvjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.
Z. Tehran i falënderoi të dy për kontributin e tyre të çmueshëm përmes zyrtarëve policorë në EULEX përgjatë viteve, duke theksuar ndikimin pozitiv që ky kontribut ka patur për zhvillimin e Policisë së Kosovës, dhe për qytetarët e Kosovës. Ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit shfrytëzoi rastin për të diskutuar rreth fushave të interesit të dyanshëm dhe për t’i informuar ata më gjerësisht rreth situatës në Kosovë.