03 tetor 2019
Më 3 tetor, Ushtruesi i detyrës Shef i EULEX-it, Bernd Thran u përshëndet me Zëvendës-komandantin e KFOR-it, Gjeneral Reinhard Ruckenstuhl duke e falënderuar atë për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm gjatë kohës së shërbimit të tij në Kosovë.
Në të njëjtën kohë, z. Thran i uroi mirëseardhje Zëvendës-komandantit të ri të KFOR-it, Gjeneral Brigade Laurent Michaud dhe u shpreh i bindur se ky bashkëpunim i shkëlqyeshëm ndërmjet Misionit dhe KFOR-it do të vazhdojë.