Lajme

Ushtruesi i detyrës së shefit të EULEX-it ne largim mbajti takim lamtumirës me Presidentin Hashim Thaçi

16 tetor 2019

Sot, Ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit Bernd Thran u prit nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një takim lamtumirës para përfundimit të Misionit të z. Thran më 31 tetor.

Presidenti Thaçi e falënderoi z. Thran për punën e tij në Kosovë drejt fuqizimit të sundimit të ligjit gjatë kohës sa ishte në EULEX, duke theksuar se roli i tij është vlerësuar lartë, në veçanti gjatë dialogut.

Z. Thran e falënderoi Presidentin Thaçi për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe frytdhënës të tij me EULEX-in, duke shtuar se rezultatet e arritura nga ky Mision ishin rezultate të cilat në fakt ishin arritur së bashku me autoritetet e vendit përgjatë viteve.