Lajme

Ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit, z. Bernd Thran mban takim njohës me Kryeministrin Ramush Haradinaj

19 korrik 2019

Ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit, z. Bernd Thran, takoi sot Kryeministrin Haradinaj, pas emërimit të tij si ushtrues i detyrës së Shefit të Misionit. Ata u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit mes Misionit dhe homologëve të Kosovës nga fusha e sundimit të ligjit, sipas mandatit aktual të Misionit. Ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit Thran siguroi se EULEX-i do të vazhdojë të jetë partner serioz dhe konstruktiv për të ndihmuar që sundimi i ligjit në Kosovë të bëhet më i fuqishëm dhe më i qëndrueshëm.