Lajme

Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit, Bernd Thran u takua me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa

22 korrik 2019

Ushtruesi i sapoemëruar i detyrës së Shefit të EULEX-it, z. Bernd Thran, takoi këtë mëngjes Ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, z. Ekrem Mustafa. Z. Thran e konfirmoi zotimin e palëkundur të EULEX-it për t’i ndihmuar Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve të sundimit të ligjit nën përgjegjësinë e saj, në pajtim me mandatin e këtij Misioni. Ky takim qe gjithashtu një mundësi për të diskutuar çështje në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja për Menaxhimin e integruar të kufirit (IBM/MIK) dhe për irinë e lëvizjes, dhe për mënyrat se si EULEX-i mund ta mbështesë më së miri përparimin e mëtejmë në këto fusha.