06 nëntor 2019
Gjatë gjysmës së dytë të tetorit, 25 zyrtarë të sigurisë nga misione, përfshirë nëntë nga EULEX-i, vijuan dy kurse për sigurinë mjekësore të cilat u mbajtën në Tbilisi, në Misionin e BE-së për monitorim në Gjeorgji.
Zyrtarë të sigurisë nga Misioni EULEX ishin përfitues të trajnimit, ndërsa infermieri ndërkombëtar nga Misioni ynë, Stavros Karakolidis, ishte i angazhuar si instruktor i kurseve për sigurinë mjekësore.
Kurset për sigurinë mjekësore kishin për qëllim që zyrtarët e sigurisë nga Misionet të mësonin për një qasje të përbashkët për vlerësimin mbrojtës të rrezikut në aspektin e sigurisë dhe parrezikshmërisë për trajtimin e rreziqeve të mundshme.