Lajme

EULEX-i i informon ekspertët e TAIEX-it për gjetjet nga monitorimi i rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar

08 nëntor 2019

Më 5 nëntor, një ekip i monitoruesve të rasteve nga EULEX-i e kanë informuar një mision ekspertësh të TAIEX-it që e vizitoi Kosovën lidhur me gjetjet e monitorimit të fuqishëm të rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Njësia për Monitorimin e Rasteve e EULEX-it e bën monitorimin e fuqishëm sistematik dhe tematik të rasteve të përzgjedhura penale dhe civile, si dhe e vlerëson funksionimin e gjyqësorit të Kosovës për sa i përket përputhshmërisë procedurale, ligjore dhe me të drejtat e njeriut. EULEX-i i monitoron të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë penale, kryesisht në nivelin e policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit.

TAIEX-i është instrument i Komisionit Evropian për Asistencë Teknike dhe Shkëmbim të Informatave.