15 nëntor 2019
Më 15 nëntor, EULEX-i ishte nikoqir i 40 diplomatëve të rinj nga Gjermania të cilët u pritën nga Ushtruesi i Detyrës së Zëvendës-Shefit të Misionit, Sean Kerins. Këta diplomatë gjermanë u informuan lidhur me mandatin, punën dhe aktivitetet e EULEX-it nga Shefja e Zyrës për Shtyp dhe Zëdhënësja, Ioanna Lachana, dhe nga Këshilltarja Politike Ismije Beshiri.
Të pranishmit patën mundësi që të mësojnë më shumë lidhur me të arriturat dhe sfidat e EULEX-it, si dhe për ndihmën e këtij Misioni për autoritetet e Kosovës në ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura të sundimit të ligjit. Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime të shumta lidhur me situatën politike në Kosovë dhe më gjerë në rajon.