Lajme

Këshilltari për Politika i EULEX-it mbajti një ligjëratë në Qendrën për Studime të Larta të Mbrojtjes në Romë

27 nëntor 2019

Këshilltar për politika i Shefit të Misionit EULEX, Daniele Pancheri, më 14 nëntor e mbajti ligjëratën "Nga teoria në realitet: Studim rasti" gjatë një kursi katër-ditor për "Aspektet Civile të Menaxhimit të Krizave nga BE" të organizuar nga Qendra për Studime të Larta të Mbrojtjes në Romë në bashkëpunim me Kolegjin Evropian për Siguri dhe Mbrojtje.

Sikur herëve të kaluara gjatë këtij kursi, prezantimi i tij u përqendrua në aspektet e politikave dhe ato operative, si dhe praktikat e një misioni civil në terren të PPSM, duke e përdorë Kosovën si një kontekst operativ referent, kurse EULEX-in si element të PPSM në terren. Ishte kjo një mundësi e shkëlqyeshme për t’i përmendur para një audience të larmishme dhe të interesuar punën dhe sfidat e EULEX-it në Kosovë, të para nga dora e parë nga i punësuar i PPSM në terrren.

Kursi për aspektet civile të menaxhimit të krizave nga BE-ja synon ta zhvillojë dhe promovojë një të kuptuar më të mirë të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, si pjesë përbërëse e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, si dhe të kuptuarit e përgjithshëm të aspekteve civile të menaxhimit të krizave nga BE-ja nën ombrellën e PPSM. Ky kurs i ka parasysh personelin e vendeve anëtare të BE-së, të Autoriteteve dërguese, si dhe personelin e institucioneve të BE-së dhe agjencive përkatëse të BE-së të përfshira në menaxhimin e krizave nga BE-ja.