28 nëntor 2019
Më 21 nëntor, katër studentë entuziastë nga Kolegji për Studime të Avancuara të Politikave të Sigurisë – ACSP nga Budapesti e vizituan EULEX-in si pjesë e udhëtimit të tyre në Ballkan në kuadër të një vizite studimore.
Zëdhënësja e EULEX-it Donika Berisha Rizaj dhe Zyrtari Politik Naim Hajdari i pritën këta studentë dhe u angazhuan në një diskutim me interes për mandatin aktual të këtij Misioni. Studentët ishin të etur të mësojnë lidhur me mandatin a kaluar të këtij Misioni në gjyqësor, të arriturat dhe sfidat e asaj kohe.
Perceptimi publik i EULEX-it dhe mënyra se si ky Mision i realizon fushatat sensibilizuese, ishin gjithashtu tema të cilave ju kushtua vëmendje dhe interesim.