29 nëntor 2019
Më 28 nëntor 2019, z. Lars-Gunnar Wigemark u emërua Shef i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX KOSOVA, me një mandat që zgjat prej datës 1 dhjetor 2019 deri më 14 qershor 2020.
Z. Wigemark, shtetas i Suedisë, më përpara ka qenë Shef i Delegacionit të BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Përfaqësues Special i BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë.
Si Shef i ri i Misionit EULEX Kosova, ai do ta drejtojë mbështetjen e këtij Misioni për institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugëtimin e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në pajtim të plotë me praktikat më të mira të BE-së.