11 dhjetor 2019
Këtë vit, fushata “16 Ditë të Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore” me temën “Ta ngjyrosim portokalli botën: Barazia e gjeneratave ngritët kundër përdhunimit!” u fokusua në viktimat e dhunës në baza gjinore dhe asaj seksuale.
Si pjesë e një varg aktivitetesh për shënimin e 16 ditëve të aktivizmit, EULEX-i, së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore, nëpërmjet internetit dhe jashtë tij e vazhduan fushatën “Ma thuaj me kohë” për rëndësinë e ruajtjes së provave biologjike në rastet e dhunës seksuale.
Për ngritjen e vetëdijesimit publik dhe për mobilizimin e një audience sa më të gjerë, ky Mision i ka realizuar një varg video incizimesh ku janë paraqitur përfaqësues të institucioneve të sundimit të ligjit dhe reaguesve të sigurisë të Kosovës të cilët merren me rastet e dhunës në baza gjinore dhe asaj seksuale.
Policia e Kosovës, si reaguese e parë në këto raste, e ka ripohuar zotimin e saj ndaj viktimave të dhunës seksuale me theks të veçantë në rastet që kanë të bëjnë me viktimat të cilat janë të mitur. Rreshterja e Policisë së Kosovës, Fidane Ballazhi, sqaroi:
Duke qenë institucioni udhëheqës i fushatës “Ma thuaj me kohë”, Instituti Mjekësisë Ligjore është përqendruar në atë se çka janë provat biologjike dhe rëndësinë e jashtëzakonshme që e ka ruajtja e këtyre provave. Dr. Bergita Curri, Specialiste e Mjekësisë Ligjore shpjegoi:
Duke e theksuar rëndësinë e ruajtjes së provave biologjike, Gjyqtari Valon Kurtaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës, theksoi se provat biologjike luajnë rol vendimtar në shumicën e rasteve të dhunës seksuale, si në përcaktimin e ekzistimit të veprës ashtu edhe në identifikimin e kryerësit të veprës:
Nëse viktimat e dhunës seksuale nuk kanë mjete financiare të mjaftueshme për të siguruar qasje të barabartë në drejtësi, institucioni ku duhet të drejtohen është Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, e themeluar nga Kuvendi i Kosovës. Zëvendës Drejtoresha Ekzekutive e kësaj Agjencie, Anita Kalanderi, vuri në pah se sigurimi i qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët, në veçanti për grupet e margjinalizuara, është misioni i kësaj Agjencie:
Viktimat e dhunës në baza gjinore dhe asaj seksuale shpesh herë i drejtohen strehimoreve për të gjetur vendqëndrim të sigurt. Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve “My Home” ofron shërbime 24-orëshe për viktimat e dhunës seksuale. Koordinatorja e kësaj qendre, Lumnije Hajdari, flet lidhur me punën e qendrës:
Trauma seksuale gjithashtu shoqërohet me pasoja psikologjike afatshkurta dhe afatgjata, duke i përfshirë edhe pasojat për shëndetin mental të viktimave. Tarja Formisto, Zëvendës-drejtoreshë e Institutit të Mjekësisë Ligjore e përcolli një porosi të rëndësishme lidhur me këtë temë:
Krejt në fund por jo nga rëndësia, EULEX-i i mbështet institucionet e drejtësisë të Kosovës për të siguruar qasje në drejtësi për viktimat e dhunës në baza gjinore dhe për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kryerësve të këtyre veprave duke siguruar ekspertizë nëpërmjet monitorimit të veprimeve hetimore të kryera nga Policia e Kosovës, duke e monitoruar dhe analizuar trajtimin e rasteve të dhunës në baza gjinore në sistemet prokuroriale dhe gjyqësore, si dhe duke e vlerësuar reagimin e përgjithshëm të ofruesve të shërbimeve dhe të mekanizmave. Chiara Tagliani, Monitoruesja Kryesore Tematike e EULEX-it për rastet e dhunës në baza gjinore, e ri-përsëriti përkushtimin e këtij Misioni për ta luftuar këtë fenomen:
Gjatë 16 ditëve të aktivizmit, EULEX-i gjithashtu i mbështeti një numër të aktiviteteve të zbatuara nga OJQ “Të drejtat e grave” (Women’s Rights), me seli në pjesën veriore të Mitrovicës, me synim ngritjen e vetëdijesimit për dhunën në baza gjinore dhe mënyrat për luftimin e saj. Në këto aktivitete janë përfshirë një aktivitet në rrugë për ta ngritur vetëdijesimin për dhunën në baza gjinore dhe dhe rëndësinë e ruajtjes së provave biologjike në rastet e dhunës seksuale, një debat publik për “Stereotipat gjinorë dhe dhuna kundër grave”, shfaqjen e filmit “Politekniku”, i cili u pasua nga një debat për diskriminimin gjinore dhe ngacmimet seksuale, si dhe një shfaqje artistike në temën “Të drejtat e grave dhe të LGBTQ si të drejta të njeriut”, që u pasua nga një debat publik për të drejtat e njeriut.
Përgjatë 16 ditëve të aktivizmit, ne e ndriçuam ndërtesën e EULEX-it me portokalli – ngjyra e shpresës për një botë të lirë nga çdo formë e dhunës në baza gjinore. Kjo ishte një mënyrë simbolike për ta dërguar një porosi të fuqishme kundër dhunës në baza gjinore dhe asaj seksuale.