Lajme

Zëvendës Komandanti-Shefi i Policisë Nacionale të Polonisë e vizitoi Njësinë Policore të Specializuar të EULEX-it

19 dhjetor 2019

Zëvendës Komandanti-Shefi i Policisë Nacionale të Polonisë, Gjeneral Kamil Bracha ishte në krye të një delegacion zyrtar i cili e vizitoi Njësinë Policore të Specializuar të EULEX-it (NJPS).

Kjo vizitë qe një mundësi për t’ua përcjellë urimet më të mira për festat e fund-vitit zyrtarëve policorë të Polonisë, si dhe për t’i falënderuar për shërbimin e tyre në EULEX.

Gjithashtu, vizita e Gjeneral Kamil Bracha në bazën e NJPS-së këtë vit ishte një mundësi për të diskutuar lidhur me detyrat e kësaj Njësie, për t’i përmbledhur aktivitetet e mëparshme dhe për të shkëmbyer pikëpamje lidhur me sfidat e ardhshme.

Shumë delegatë, përfshirë Kolonel Piotr Mąka, Shef i Shtabit Policor Rajonal në Poznan, Kolonel Robert Szewc, Shef i Shtabit Policor Rajonal në Lublin, Kolonel Anna Rosół, Shefe e Akademisë Policore në Legionowo dhe Kolonel Paulina Filipowiak, Shefe e Zyrës për Bashkëpunimin Policor Ndërkombëtar në Shtabin e Policisë Nacionale të Polonisë, morën pjesë në darkën vjetore tradicionale të Krishtlindjeve në bazën e NJPS në Mitrovicë.