Lajme

Programi i trajnimit në EULEX për mbështetjen e kolegëve

09 janar 2020

Që nga viti 2017, Njësia Mjekësore e EULEX-it ka ofruar brenda Misionit një program për mbështetjen e kolegëve. Ky program përbëhet prej kolegëve vullnetarë të cilët janë trajnuar në mënyrë specifike për të ofrimin e mbështetjes emocionale për punonjësit e Misionit dhe për reagime gjithëpërfshirëse ndaj incidenteve kritike.

Aktualisht programi ka 12 vullnetarë të trajnuar kohëve të fundit të cilët vijnë nga departamente të ndryshme të Misionit.

Nga ta pritet që të bashkëpunojnë me Njësinë Mjekësore në rast të ndonjë incidenti, të identifikojnë burime nga vendi për të mundësuar referime dhe të ngrisin vetëdijesimin rreth rolit të vullnetarëve për mbështetjen e kolegëve dhe mirëqenien e stafit.

Vullnetarët të cilët kanë përfunduar trajnimin janë përgatitur për të kuptuar intervenimet në rast të krizave dhe për mbështetjen ndërmjet kolegëve. Ky program po ashtu ka përfshirë tema si mbështetja themelore për kolegët dhe shkathtësitë e komunikimit, menaxhimi i stresit dhe traumave, dhe ndikimi i rasteve të humbjes dhe të vdekjes, dhe intervenimi në raste të krizave dhe vetëbesimi.