16 janar 2020
Viti i ri ka filluar me hov të madh sa i përket aktiviteteve sensibilizuese. Më 14 janar 2020, Monitoruesi Kryesor Tematik i EULEX-it – Veprat e Korrupsionit, Laurentiu Dumitrica, mori pjesë në një video-konferencë me studentë të programit MA Siguria dhe Zhvillimi Ndërkombëtar në Universitetin Jagiellonian në Krakovë, Poloni.
Temë e diskutimit ishin angazhimet kundër korrupsionit dhe sfidat drejt zbatimit të masave kundër korrupsionit në Kosovë. Studentët e prezantuan hulumtimin dhe gjetjet e tyre lidhur me këtë temë. Më pas, diskutimi u përqendrua në angazhimet e EULEX-it kundër korrupsionit në Kosovë. Studentët i bënë shumë pyetje ekspertit tonë, i cili u përfshi në një diskutim interesant dhe informues me këta studentë.