22 janar 2020
Sot, Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit EULEX, Cezary Luba, mbajti takim me Shefin e Misionit të Zyrës së Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais.
Ata diskutuan për gjendjen e përgjithshme në Kosovë me fokus në sundimin e ligjit. Z. Luba e informoi bashkëbiseduesin e tij lidhur me mandatin e EULEX-it, zhvillimet aktuale dhe punën që e pret këtë Mision.