Shefi për operacione dhe misione të NATO-së takon udhëheqësinë e EULEX-it
Më 28 janar, Shefi i operacioneve dhe misioneve në Shtabin e NATO-së në Bruksel, Michel Soula, zhvilloi
takim me Shefin e ri të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark. Në këtë
takim ishte i pranishëm edhe Zëvendësshefi i Misionit EULEX, Cezary Luba.
Tema kryesore e diskutimeve ishte situata e sigurisë dhe e sundimit të ligjit në Kosovë. Bashkëbiseduesit
konfirmuan bashkëpunimin e themeluar mirë dhe të rëndsishëm mes EULEX-it dhe KFOR-it në Kosovë,
përfshirë sistemin e reaguesit të sigurisë të përbërë prej tri shtresave.