21 shkurt 2020
Më 20 shkurt, Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, u takua me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, dhe e shprehu gatishmërinë e tij për ta vazhduar bashkëpunimin e ngushtë të këtij Misioni me KPK-në. Wigemark theksoi se EULEX-i do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për sistemin prokuroria të Kosovës në rolin monitorues dhe këshillues të tij krah për krah me prokurorët e Kosovës. Për më shumë, ky Mision do të vazhdojë të ofrojë raporte të detajuara me gjetje dhe rekomandime për prokurorët vendas. Shefi i Misionit e siguroi Kryesuesin e KPK-së se EULEX-i do të vazhdojë të mbetet e angazhuar në mbështetjen e zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësinë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.