Lajme

Zëdhënësja e EULEX-it flet në Forumin e dytë rajonal të Selanikut

04 mars 2020

Më 8 shkurt, Zëdhënësja dhe Shefja e Zyrës për Shtypi të EULEX-it, Ioanna Lachana, foli në Forumin e 2-të Rajonal të Selanikut.

Gjatë diskutimit në panel lidhur me konsolidimin e demokracisë në Ballkan, Lachana foli për praninë e madhe të BE-së në Kosovë. Ajo foli për situatën lidhur me sundimin e ligjit në Kosovë dhe për punën e rëndësishme të EULEX-it, si dhe për një numër temash të rëndësishme si aspektet gjinore, mediat dhe roli i të rinjve.

Forumi Rajonal i Selanikut shërben si një platformë dialogu midis figurave kryesore politike, intelektualëve, akademikëve dhe përfaqësuesve të shquar të sektorit publik dhe privat dhe shoqërive civile të Ballkanit. Qëllimi i tij është të nxisë ide, strategji dhe politika rajonale që do të kontribuojnë ndjeshëm në promovimin e paqes, sigurisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit në rajon.