Lajme

Komentet e Ambasadores Apostolova për EULEX-in gjatë intervistës me KTV-në

24 korrik 2020

Më 23 korrik, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja Speciale e BE-së, Nataliya Apostolova, ishte mysafire e Agron Bajramit në emisionin “Desku” në KTV. Gjatë kësaj interviste, Ambasadorja Apostolova foli gjithashtu për punën e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX Kosova).

Agron Bajrami: Po flasim për sistemin e drejtësisë dhe kjo më sjell tek çështja të cilën ju tashmë e përmendët – EULEX-i. Shumë njerëz kanë pritur që puna e EULEX-i këtu do të ishte një far tranzicioni i kujdesshëm nga një sistem jofunksional i drejtësisë dhe policisë në një sistem shumë funksional të drejtësisë dhe policisë. Kurse vitet të cilat i ka kaluar EULEX-i këtu nuk e kanë sjellë atë dhe shumë njerëz e fajësojnë edhe EULEX-in për këtë, të paktën pjesërisht. Si i përgjigjeni ju kritikave ndaj EULEX-it, i cili është gjithashtu në kuadër të pranisë së BE-së këtu?

Apostolova: Keni të drejtë. BE-ja përfaqësohet me shumë fytyra në Kosovë dhe kjo gjë është shumë e mirë. EULEX-i është një mision jashtëzakonisht i ndërlikuar i PPSM-së, kurse unë nuk pajtohem me ju për atë se EULEX-i nuk ka sjellë ndonjë gjë pozitive. 

Bajrami: Unë nuk po e them këtë, unë vetëm po them se ai nuk ka sjellë mjaftë gjëra pozitive …

Apostolova: Mu kjo, unë mendoj se kjo mund të jetë mënyra e duhur për ta përshkruar atë, kurse ju duhet ta dini gjithashtu se ekzistojnë disa kufizime lidhur me atë se çfarë ka mundur të bëjë EULEX-i gjatë të gjitha këtyre viteve sa ka qenë këtu. Këto kufizime nuk ekzistojnë për shkak se EULEX-i nuk ka dashur apo për shkak se EULEX-i nuk ka qenë në gjendje që të kryejë punë, por proceset ligjore si të tilla kanë kërkuar gjithashtu një far lloji të bashkëpunimit dhe rezultate nga sistemi i drejtësisë i Kosovës. Prandaj, ai është i ndërlikuar. Po ashtu, unë dua ta përmend se EULEX-i nuk është vetëm drejtësi. EULEX-i ka sjellë këtu doganierë, EULEX-i e ka përkrahur dialogun për shumë vite me radhë, përfshirë Menaxhimin e Integruar të Kufirit (MIK). EULEX-i ka punuar shumë në Marrëveshjen për Drejtësinë, e cila është gjithashtu Marrëveshje e Dialogut për veriun. Pra, EULEX-i ka sjellë shumë dhe është duke sjellur shumë. Tani, EULEX-i ka dalur jashtë këtyre funksioneve ekzekutive tashmë, kurse ata janë duke ndihmuar në trajtimin e rasteve të cilat tashmë ata i kanë transferuar në gjykata dhe gjyqësor, si dhe janë duke i monitrouar këto raste, ata janë duke mentoruar dhe këshilluar. E kjo është mjaft e mirëseardhur për gjyqtarët tuaj. Po ashtu, ata janë të përfshirë shumë thellë në mjekësinë ligjore, e cila ende nuk është e zhvilluar në Kosovë. Prandaj, unë mendoj se gjithçka që është duke e bërë EULEX-i për momentin është shumë normale pas të gjtiha këtyre viteve dhe pas të gjithave që ata i kanë bërë, ky në fakt është një lloj rrethi në të cilin janë përqendruar ata, gjë që është shumë e mirëseardhur për gjyqësorin e Kosovës. Pra, unë gjithmonë do t’u kundërvihesha atyre që e fajësojnë EULEX-in për të gjitha defektet në sferën e gjyqësorit për shkak se kjo nuk është e vërtetë. EULEX-i ka bërë shumë punë dhe mendoj se Kosova duhet të jetë falënderuese për të gjithë atë ekspertizë e cila është sjellë këtu nga shumë njerëz. Ky është misioni ynë më i madh në kuadër të PPSM-së.

Bajrami: Por, natyrisht për opinionin e gjerë EULEX-i shihet kryesisht përmes llupës së asaj që është duke ndodhur me gjykatat dhe hetimet e krimeve të nivelit të lartë, krimeve të luftës, për të cilat në fillim EULEX-i e kishte mandatin ekskluziv, kurse problemi është se, siç e thatë ju, me të drejtë që gjyqësori i Kosovës në një far mënyre funksionon shumë ngadalë gjatë trajtimit të këtyre rasteve. Ne e kemi vërejtur këtë dukuri të njejtë me EULEX-in në të kaluarën. Kur i kanë hetuar disa raste ata, në fakt nuk kanë qenë të shpejtë.

Apostolova: Unë nuk mund ta komentoj këtë. Unë jamë duke komentuar për katër vite gjatë të cilave unë mendoj se Kosova ka marrë shumë përkrahje dhe shumë njohuri dhe shumë gjyqtarë dhe prokurorë fantastikë, të cilët kanë punuar çdo ditë me institucionet tuaja. Andaj, unë e di këtë fare mirë, sepse disa prej këtyre njerëzve të cilët janë duke punuar atje dhe funksionet të cilat ata i kanë kryer më pas janë bartur tek zyra ime. Për shkak të ngadalësimit të funksioneve të EULEX-it disa prej këtyre funksioneve janë bartur tek zyra ime. Kurse unë i shoh këta njerëz fantastikë të cilët janë shumë të përkushtuar dhe të cilët janë duke punuar vërtetë ditë e natë me institucionet tuaja, ndërsa unë sigurisht që dua t’i përgëzoj ata për shkak se kjo gjë nuk është e lehtë, më besoni.