30 korrik 2020
Më 29 korrik, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark u takua me Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi për ta diskutuar situatën e sundimit të ligjit në Kosovë dhe ndikimin e pandemisë me koronavirus në institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit.
Gjatë këtij takimi, Shefi i Misionit theksoi se EULEX-i është i gatshëm që të vazhdojë të ofrojë përkrahje, ekspertizë dhe këshilla për kolegët e tij vendas në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ta përcaktuar fatin e personave të pagjetur të Kosovës.
Wigemark shtoi se EULEX-i do të vazhdojë ta bëjë monitorimin e fuqishëm të drejtësisë dhe së shpejti do t’i paraqesë gjetjet dhe rekomandimet më të fundit si rezultat i kësaj pune. Ata u pajtuan lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për t’i çuar përpara iniciativat kryesorë si Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe rishikimi i Kodit të Procedurës Penale.
Wigemark gjithashtu e konfirmoi përkushtimin e Misionit për ndërtimin e mëtejmë të kapaciteteve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke e përfshirë hartimin e Ligjit për Shërbimet Korrektuese dhe Sprovuese dhe për parandalimin e vetëvrasjeve të burgosurve. Shefi i Misionit e përgëzoi Ministrin për angazhimet e tij të sinqerta në luftën kundër dhunës në familje dhe u pajtuan që të shohin se si mund të ndihmojë EULEX-i më tutje në këtë fushë në kuadër të mandatit dhe mundësive të tij.