30 nëntor 2020
Më 26 nëntor, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark, së bashku me Umerr Arthur Al-Khatib, këshilltar politik i Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe Alan Wilson, këshilltar i lartë i EULEX-it për menaxhim të integruar të kufirit, vizitoi pikëkalimin e përbashkët në Mutivodë, i cili është financuar nga BE-ja dhe është një nga gjashtë pikëkalimet e përbashkëta të themeluara si pjesë e protokollit teknik për MIK të miratuar si pjesë e dialogut, të nënshkruar nga të dyja palët në shkurt të vitit 2012.
Gjatë vizitës në këtë pikëkalim të përbashkët të teknologjisë së fundit për sa i përket ndërtimit, funksionalitetit dhe qëndrueshmërisë mjedisore, Wigemark theksoi: “Ndryshe nga pikëkalimi i përbashkët i ngjashëm në Mërdar, i cili u bë plotësisht funksional në tetor, në Mutivodë policia dhe dogana serbe akoma shtyhen të qëndrojnë në kontejnerë të vjetër dhe të pajisur dobët. "
Në përputhje me mandatin e tij, EULEX vazhdon të ofrojë mbështetje teknike për zbatimin e marrëveshjeve përkatëse të dala nga dialogu i fasilituar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Misioni ndihmon të dyja palët për zbatimin e protokollit teknik të MIK përmes monitorimit, mentorimit dhe këshillimit në nivel strategjik, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve për liri të lëvizjes. Pas fasilitimit me sukses për integrimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit mbështetës serb të Kosovës në sistemin e drejtësisë të Kosovës, Misioni vazhdon të mbështesë dhe këshillojë kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës dhe udhëheqësin e Divizionit të Gjykatës së Apelit në Mitrovicë për zbatimin e marrëveshjes për drejtësinë të fasilituar nga BE-ja dhe konkluzionet e miratuara të kësaj marrëveshje.