Lajme

Fushata #EUinAction (BE në veprim) për misionet dhe operacionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes

07 dhjetor 2020

Fushata #EUinAction është krijuar për ta theksuar punën e misioneve dhe operacioneve ushtarake dhe civile të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së.

Rreth 5,000 pjesëtarë ushtarakë dhe civilë aktualisht janë të angazhuar në 11 misione dhe operacione civile dhe 6 ushtarake në tre kontinente, të cilët punojnë për një botë më stabile dhe kontribuojnë për një Evropë më të sigurtë.

Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, është misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bashkimit Evropian.

Ai ka filluar në vitin 2008 dhe misioni i tij është që t’i mbështesë institucionet përkatëse të sundimit të liogjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, pa ndërhyrje politike dhe në përputhshmëri të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat më të mira Evropiane.

Shikoni videon se si i ndihmon EULEX-i institucionet për sundimin e ligjit në Kosovë 

Në një botë globale dhe me ndrysime të shpejta, siguria e Bashkimit Evropian fillonë jashtë tij. 

Mësoni më shumë për fushatën #EUinAction: #EUinAction: Working for a stable world and a safer Europe - European External Action Service (europa.eu)