24 prill 2015
Është për të ardhur keq që respekti për vetë sundimin e ligjit e bën të vështirë që Misioni ta mbrojë veten Nën këto kushte, si mund ti përgjigjet Misioni shtypit, përveç të thotë se është duke u zhvilluar një hetim gjyqësor? Një përgjigje, të cilën plotësisht e kuptoj dhe që nuk mjafton për gazetarët hulumtues ose për publikun. Por, ky është çmimi i sundimit të ligjit.
- Profesori Jean Paul Jacqué, nga raporti për PL/NK Mogherini lidhur me pohimet e fundit kundër EULEX-it
Në kuadër të EULEX-it, kemi pritur me padurim përfundimin e raportit të cilin PL/NK Mogherini e kishte kërkuar nga eksperti i pavarur të cilin ajo e kishte përzgjedhur, Profesor Jean Paul Jacqué. Profesori Jacqué ishte ngarkuar me hetimin e përgjigjes së EULEX-it ndaj pohimeve serioze të paraqitura nga një pjesëtar i stafit të vet. Raporti ishte publikuar më 13 prill, dhe gjatë dy javëve pas publikimit të raportit të Jean Paul Jacqué, i cili e kishte rishikuar implementimin e mandatit ekzekutiv të Misionit të EULEX-it, shumë njerëz kanë ofruar analizat e tyre mbi përmbajtjen e raportit.
Për neve në EULEX, çmimi i sundimit të ligjit është se ekzistojnë të vërteta të cilat ne nuk mund ti themi publikisht. Ne dinim se pohimet kundër nesh nuk përkonin me vrojtimet dhe përvojat tona, dhe ne kemi shpresuar se Jacqué, përmes hetimit të tij të pavarur, do të arrijë që po ashtu ti sheh këto të vërteta. Mandati i Profesorit Jacqué nuk ishte të hetojë përmbajtjen e pohimeve kjo është çështje e gjyqësorit. Sido që të jetë, ne ishim të lehtësuar, por jo të befasuar kur lexuam se ai nuk hasi në ndonjë dëshmi të fshehjes së gjërave në EULEX. Raporti i Profesorit Jacqué po ashtu konfirmoi se asnjë rast nuk ishte bllokuar, përcaktoi se prokurorët e EULEX-it ishin duke funksionuar në mënyrë të pavarur, dhe verifikoi se EULEX-i në mënyrë të pashmangshme e kishte mbështetur hetimin për pohimet e një ish pjesëtari të vet.
Si pjesë e strukturës së përgjithshme të vrojtimeve dhe rekomandimeve, Profesori Jacqué po ashtu ka dhënë sugjerimet e tij për adresimin e çështjeve strukturore dhe procedurale brenda funksioneve gjyqësore të EULEX-it dhe menaxhimit të personelit gjyqësor, dhe ne do ti ndjekim këto rekomandime plotësisht për aq sa këtë e lejon mandati ynë. Me po të njëjtën mënyrë sikurse kur psikologu administron me testin e famshëm të Rorschach (me ngjyra) për të pasur një depërtim në mendimet dhe prirjet e pacientëve të tyre, interpretimeve të ndryshme të raportit të Jacqué u janë dhënë vështrime në bazë të agjendave të ndryshme qe i kanë lexuesit. Përkundër një toni përgjithësisht pozitiv për raportin, shumë komentues ishin fokusuar në këto 21 rekomandime dhe i kanë përdorë ato për të sajuar një argument për jo efektshmërinë e EULEX-it dhe nevojën për reformë, duke i injoruar në masë të madhe një sërë rekomandimesh për të ardhmen e mandatit ekzekutiv të këtij Misioni.
Me këtë raport, të tjerët mund të shohin çfarë të duan, por unë besoj se kjo nuk mund të jetë vetëm një test me ngjyra për misionin. Tatimpaguesit e BE-së e financojnë këtë mision; ne nuk mund të rrimë symbyllur karshi kritikave të Profesorit Jacqué. Sinqerisht, unë pajtohem me shumë sish. Ne ende nuk i kemi arritur objektivat tona në luftën kundër korrupsionit. Ne nuk kemi qenë në gjendje që në mënyrë të mjaftueshme të gjurmojmë aktivitetet tona gjyqësore, dhe kjo e ka vështirësuar vlerësimin e performancës dhe ofrimin e statistikave. Ne e kemi të qartë se gjyqtarët dhe prokurorët tanë janë të pavarur dhe ne nuk mund të ndërhyjmë në vendimin e një gjyqtari ose në rastin që është duke e zhvilluar një prokuror, por si ndikon kjo në sigurimin e mbikëqyrjes ose të disiplinës për nëpunësit gjyqësor?
Sipas mandatit aktual, me të cilin janë pajtuar autoritetet e Kosovës, EULEX-i nuk do të hap hetime ose ndjekje penale të reja, përveç në rrethana të jashtëzakonshme dhe në marrëveshje me Kryeprokurorin e Shtetit të Kosovës. Ne punojmë krahë për krahë me gjyqtarët dhe prokurorët vendës, por ligji i Kosovës më nuk përcakton për një mentorim dhe këshillim formal të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës nga kolegët e tyre të EULEX-it. Në trupat gjykues për raste të reja, gjyqtarët e EULEX-it janë pakicë. Këto ndryshime, që janë në fuqi nga mesi i vitit 2014, kanë për qëllim që të lejojnë Kosovën të udhëheq dhe të dëshmojë se është e aftë të sigurojë drejtësi dhe sundim të ligjit në mënyrë të drejtë, me formatin dhe rregullat të cilat veprojnë të pavarura nga politika.
Jacqué në raportin e tij thekson se progres është arritur sigurisht falë EULEX-it por unë po ashtu pajtohem me vlerësimin e dhënë nga Jacqué se EULEX-i nuk ka pse të vazhdojë të qëndrojë duke bërë punë të njëjtë. Jacqué i ka bërë rekomandimet e tij; ne duhet të ndryshojmë, e po ashtu edhe Kosova të gjithë kemi punë për të bërë. Prandaj, në vend të punës individuale, duke kërkuar dëshmi për përforcimin e pikëpamjeve tona, unë shpresoj se qeveria e Kosovës dhe qytetarët do të më bashkëngjiten në ecjen përpara dhe fokusimin në përpjekjet tona për adresimin, së bashku, të detyrave që na presin.