07 maj 2015
Më 7 maj 2015, një grup prej 22 studentëve që studiojnë për të Drejtën Evropiane në Universitetin e Groningenit e vizituan EULEX-in gjatë një vizite studimore të tyre në Kosovë.
Ata u pritën nga përfaqësuesit e EULEX-it, të cilët i njoftuan shkurtimisht këta studentë lidhur me këtë Mision, për aktivitetet e tij dhe për të drejtat e njeriut, si dhe për gjendjen politike aktuale në rajon.
Me këtë rast u prezantua dhe u diskutua Deklarata e Misionit krahas katër objektivave kryesore të EULEX-it. Po ashtu, këta studentë u njoftuan edhe me disa hollësi lidhur me faktet më të rëndësishme, numrat dhe sukseset e këtij misioni.