19 qershor 2015
Një grup prej njëzet e katër studentëve pasuniversitarë në të Drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut /Teoria dhe praktika e të drejtave të njeriut nga Universiteti i Essex-it e vizituan selinë e EULEX-it në Prishtinë më 16 qershor 2015.
Ata u pritën nga përfaqësuesit e EULEX-it, të cilët njoftuan shkurtimisht këta studentë lidhur me këtë Mision dhe për veprimtaritë e tij në kuadër të kompetencave ekzekutive.
Pas prezantimit vijoi një diskutim mjaft i gjallë.