24 qershor 2015
Sot, tetëmbëdhjetë studentë të juridikut nga fakulteti juridik në Prishtinë për herë të parë e kanë pasur rastin që të marrin pjesë në procesin e vënies së drejtësisë në një gjykatore.
Kjo ishte hera e tretë që Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë kishte organizuar një gjykim të simuluar për të mbështetur gjeneratat e reja të profesionistëve të drejtësisë. Gjykimi i simuluar ishte realizuar nga një ekip i profesionistëve vendës dhe të EULEX-it brenda të cilit kishte prokurorë, gjyqtarë dhe zyrtarë ligjorë. Përpjekjet e tyre ishin të dobishme për studentët në mënyrë që ata të forconin të kuptuarit e procedurave të përfshira në një gjykim të drejtë, në pajtim me praktikat më të mira të BE-së dhe atyre ndërkombëtare.
Qëllimi kryesor i procedurave të këtij gjykimi të simuluar është ofrimi i mundësisë për studentët e juridikut në Kosovë që të fitojnë një përvojë lidhur me procedurat gjyqësore, shpjegoi Malcolm Simmons, Kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it, i cili udhëhoqi me gjykimin e simuluar.
Ky rast u mundëson studentëve që jo vetëm të fitojnë një përvojë praktike për gjykatat, por edhe të trajnohen nga ekspertët ligjor të EULEX-it dhe ata vendës.
Kjo ngjarje ishte mbështetur nga fakulteti juridik i Universitetit ,,Hasan Prishtina.
Në mesin e ekipit të ligjëruesve /trajnerëve të cilët morën pjesë në gjykimin e simuluar ishin:
Malcolm Simmons, Kryetar i Gjyqtarëve të EULEX-it
Kreshnik Radoniqi, Gjyqtar vendës nga Gjykata themelore në Pejë
Marie Tuma, Gjyqtare e EULEX-it
Andrew Carney, Prokuror i EULEX-it
Chiara Tagliani, Zyrtare ligjore e EULEX-it
Klikoni më poshtë për të parë videon nga edicioni i tretë i Gjykimit të Simuluar nga EULEX-i.