Lajme

Komandanti i Përgjithshëm i Karabinierit takon stafin e EULEX-it

22 korrik 2021

Më 8 korrik 2021, Komandanti i Përgjithshëm i Karabinierit, Gjeneral-Lejtnant Teo Luzi, vizitoi trupat e Karabinierit që shërbejnë në Kosovë, në kuadër të KFOR-it në Njësinë shumëkombëshe të specializuar dhe në kuadër të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX). Trupa e Karabinierit e mbështetë EULEX-in me personel të deleguar që prej vitit 2008.