Lajme

Shefi i Shtyllës për Mbështetje Operative të EULEX-it u takua me Zëvendëskomandantin e KFOR-it

12 janar 2022

Më 7 janar, Shefi i Shtyllës për Mbështetje Operative të EULEX-it, Tomi Salosyrja, Komandanti i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it, Nënkoloneli Krzysztof Sowiński dhe Zëvendësi i tij Kapiteni Łukasz Gorobec u takuan me Zëvendëskomandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Luca Piperini për t’i diskutuar planet e ardhshme dhe aktivitetet e përbashkëta ndërmjet EULEX-it dhe KFOR-it. Komandanti i NJPS-së e informoi gjithashtu Zëvendëskomandantin e KFOR-it për punën dhe aftësitë e Njësisë Policore të Specializuar.