Lajme

Vizitë e ekspertit të burgjeve nga ShVJE në Kosovë

16 shkurt 2022

Foto kredi:   Shërbimi Korrektues i Kosovës  

Eksperti i burgjeve nga Shërbimi i Veprimeve të Jashtme Evropiane, Lars Widholm, erdhi në Kosovë për një vizitë katërditore për të parë nga afër bashkëpunimin ndërmjet EULEX-it dhe homologëve tanë vendorë.

Bashkë me udhëheqësen e Njësisë korrektuese të EULEX-it Ritva Vahakoski, dje në Prishtinë në selinë e Shërbimit Korrektues të Kosovës, ai takoi zëvendësuesin e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ali Gashi, dhe vizitoi burgun e sigurisë së lartë në Podujevë, ku pati një diskutim mjaft informues me drejtorin e burgut, Rasim Selmani. Widholm vlerësoi faktin që institucioni, ndër të tjera, ofron mundësinë e komunikimit nëpërmjet video-telefonatave me familjarë. Sot ai vizitoi Qendrën Korrektuese të Dubravës, ku takoi ushtruesen e detyrës së drejtorit, Zyrafete Imeraj.