Lajme

Punëtori plotësuese për Lidhjen e Sistemeve të Regjistrimit të Statusit Civil

10 korrik 2015

Më 10 korrik, EULEX-i e ka fasilituar një punëtori pasuese për themelimin e lidhjeve në mes të institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë dhe sistemit të regjistrit të gjendjes civile. Punëtoria ishte vazhdimësi e një progresi të arritur gjatë një ngjarje të mëhershme dhe ishte organizuar për pjesëtarët e gjyqësorit dhe policisë. Sipas z. Rifat Hyseni, Drejtor për Teknologji Informative në Administratën Tatimore të Kosovës, “këso lloj punëtorish na ndihmojnë neve nëpër institucionet vendëse që të rrisim bashkëpunimin dhe bashkërendimi për çështjet e sundimit të ligjit. Si një organ operacional, dhe tani si këshillues, EULEX-i ka një rëndësi të madhe në rritjen e vetëdijesimit se kush janë hisedarët dhe si duhet të përmirësohet komunikimi dhe ndërlidhja në mes të institucioneve publike. Unë i mbështes këto përpjekje dhe e inkurajoj EULEX-in si dhe hisedarët tjerë, që të bëjnë më shumë në këtë drejtim dhe të na ndihmojnë në ndërtimin e kapaciteteve me qëllim të kryerjes së këtyre detyrave.”